LAJMI I FUNDIT:

Di Vaio: Bologna mund ta befasojë Interin

Di Vaio: Bologna mund ta befasojë Interin

Sulmuesi i Bolognas, Marco di Vaio, është i bindur se ekipi i tij mund të befasojë të gjithë gjatë vikendit, kur do të presë në fushë të vet Interin.

“Ka pikë për t’u luajtur çdo ndeshje dhe ne jemi duke i ndjekur. Ndeshja e të shtunës mund të interpretohet si të tjerat që kemi luajtur së fundi, duke korrigjuar gabimet e disa ndeshjeve të fundit”.

“Brenda 10 ditësh ne përballemi për të tretën herë me një ekip të pjesës së sipërme të tabelës, andaj jemi të përgatitur për ndeshje të kësaj natyre dhe kësaj here shpresojmë të sjellim në shtëpi diçka pozitive, e cila do të na ndihmojë neve të sigurojmë mbijetesën”, ka thënë Di Vaio. /Telegrafi/