LAJMI I FUNDIT:

Van der Sar: Mund të fitojmë edhe pa Rooneyn

Van der Sar: Mund të fitojmë edhe pa Rooneyn

Edvin van der Sar është i bindur se Manchester Unietd mund të fitojë edhe pa Wayne Rooneyn, nëse sulmuesi nuk do të mund t’i ndihmojë ekipit në disa ndeshje vendimtare.

Rooney pësoi lëndim të nyjës në fund të takimit të mbrëmshëm kundër Bayern Munichut, të cilën United e humbi me rezultat 2-1.

Të shtunën zhvillohet ndeshja derbi e Ligës Premier në mes të Manchester United dhe Chelsea, ndërsa më pas ndeshja e kthimit kundër Bayernit, dhe nëse Rooney nuk rikthehet kjo mund të jetë një goditje e rëndë për djajtë e kuq.

“Kundër Boltonit tashmë kemi luajtur me disa futbollistë të tjerë. Ajo është diçka që mund të ndodhë gjatë këtij sezoni. Gjithmonë dëshironi t’i keni futbollistët më të mirë në dispozicion, por e dimë se edhe të tjerët të cilët mund të fitojnë rast mund ta bëjnë mirë punën”, ka thënë Van der Sar. /Telegrafi/