LAJMI I FUNDIT:

Begiristain: Barcelona duhet të mbrohet ndaj Arsenalit

Begiristain: Barcelona duhet të mbrohet ndaj Arsenalit

Edhe pse Barcelona është ekip me strategji të qartë sulmuese, është drejtori Txiki Begiristain ai që ka porositur Pep Guardiolan të jetë i kujdesshëm, pasi që Arsenali është i rrezikshëm dhe mund të shkatërrojë ëndrrën e finales së Bernabeut.

“Duhet të jemi të fortë në mbrojtje dhe të mbajmë ekuilibrin. Nëse ekipi nuk luan mirë në mbrojtje, atëherë nuk do ta arrijmë finalen”.

“Nuk më pëlqejnë ndeshjet e hapura. Pa e përjashtuar stilin tonë të lojës, nuk do të doja të shihja nesër një rezultat 4-4 ndaj Arsenalit. Shpresoj se Arsenali nuk do të jetë në gjendje të rrezikojë Victor Valdesin dhe ai të ndalë çdo gjë”, deklaroi Begiristain për AS. /Telegrafi/