LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Reali e Barca, në të njëjtin nivel

Zidane: Reali e Barca, në të njëjtin nivel

Këshilltari i Real Madridit dhe legjenda franceze, Zinedine Zidane, përkundër formës fantastike të Barcelonës, vazhdon të mendojë se Reali është në të njëjtin nivel, duke besuar se Florentino Perez do të rikthejë epokën e artë të titujve në Bernabeu.

“Unë e shoh Real Madridin ashtu sikurse Barcelonën, me plot tituj. Jam i sigurt se Florentino Perez do të rikthejë epokën e artë të titujve këtu, në Bernabeu”, u shpreh Zidane.

Real Madridi lufton vetëm në një front këtë sezon, në La Liga, ku ka pikë të barabarta me Barcelonën para ‘el Classicos’. Los Blancos janë eliminuar kohë më parë nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi/