LAJMI I FUNDIT:

Bendtner: Messi është ‘i çmendur’

Bendtner: Messi është ‘i çmendur’

Nicklas Bendtner thotë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, por shpreson se Arsenali do të arrijë ta ndalojë superyllin e Barcelonës.

“Për mua, Messi për momentin është lojtari më i mirë në botë. Ai ka një vizion fantastik për ndeshjen dhe atë që mund ta bëjë me teknikën e tij është çmenduri. Gjërat që ai i bën me top në shpejtësi të lartë thjesht janë mrekulli”.

“Nëse unë do të isha mbrojtës do të kujdesesha që ai të mos ketë hapësirë për topin. Mendoj se kundër nesh ai nuk do të ketë shumë hapësirë për të lëvizur, ndërsa edhe tempoja e lojës në Angli është shumë më e lartë se ajo në Spanjë”. /Telegrafi/