LAJMI I FUNDIT:

Anelka: E dija se Benzema do të dështojë në Real

Anelka: E dija se Benzema do të dështojë në Real

Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, mund ta shohë veten në rolin e Karim Benzema dhe të kuptojë problemet e tij te Real Madrid.

Anelka shijoi ca sukses në fushën e Realit, duke fituar Kupën Evropiane, por dështoi t’i përshtatet jetës në Spanjë.

“Kur shoh çfarë po kalon Benzema, e shoh veten dhjetë vite më parë. Disa muaj më herët parashikova se çfarë do të ndodhë me Karim. Real Madrid është një klub i bukur, por shumë i komplikuar. Kur shkoni nga Franca, gjithçka është rrënjësisht e ndryshme”.

“Për Benzema, atij i mungon diçka të cilën unë e kisha atë kohë: Unë vija nga një përvojë jashtë vendi, e dija se si është të jetosh larg shtëpisë. Karim i mungon kjo përvojë për të tejkaluar situatën”, ka thënë Anelka./Telegrafi/