LAJMI I FUNDIT:

Fabregas mungon ndaj Barcelonës?

Fabregas mungon ndaj Barcelonës?

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, është në dyshim për sfidën e të mërkurës ndaj Barcelonës, në duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve.

Bëhet fjalë për një lëndim në gju për të cilin pritet të konfirmohen të dhënat e para zyrtare pak para fillimit të ndeshjes, kur do të konfirmohet dhe pjesëmarrja në takim e futbollistit kryesor të Topçinjve.

Arsenali nuk është skuadra e vetme me mungesa para sfidës. Andres Iniesta gjithashtu do të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit të mërkurën në Emirates, për shkak të një lëndimi në kofshë. Iniesta mund të mungojë edhe në ndeshjen kthyese. /Telegrafi/