LAJMI I FUNDIT:

Reali sfidon Interin në garën për Kolarov

Reali sfidon Interin në garën për Kolarov

Real Madridi do të sfidojë Interin për anësorin fantastik të Lazios, Aleksandar Kolarov.

Edhe Real Madridi edhe Interi do të kenë të bëjnë më presidentin e papërshtatshëm të Lazios, Claudio Lotito, i cili nuk është në disponim për të qëndruar duarkryq dhe për të lënë yllin e tij të largohet aq lehtë.

Kolarov nuk ka arritur ende marrëveshje me drejtuesit e Lazios dhe dëshiron largimin. Në ndërkohë, Real Madridi ka dërguar super agjentin Ernesto Bronzettin për t’u takuar me Igli Taren në mënyrë që transferimi të realizohet sa më shpejtë. Lotito kërkon hiq më pak se 18 milion euro.

Sidoqoftë, Jose Mourinho e kërkon Kolarovin, por Real Madridi mbetet favorit për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuara pas transferimit pa asnjë cent të Goran Pandevit në Meazza. /Telegrafi/