LAJMI I FUNDIT:

NBA: Ginobili udhëheq Spurs në fitoren ndaj Celtics

NBA: Ginobili udhëheq Spurs në fitoren ndaj Celtics

Manu Ginobili ka shënuar 28 pikë për të udhëhequr ekipin e tij San Antonio Spurs drejt fitores 94-73 ndaj Boston Celtics

Argjentinasi vazhdon të tregohet shtyllë e Spurs pas mungesës së Tony Parker, duke kontribuar edhe me shtatë asistime. Tim Duncan shënoi vetëm tetë pikë për San Antonio, që shënoi fitoren e tretë në katër ndeshje dhe të 44-tën e sezonit (28 humbje).

Paul Piercce shënoi 18 pikë dhe Kevin Garnett 12 pikë dhe 10 kërcime për Boston, që pësuan humbjen e 26-të të sezonit (47 fitore)./Telegrafi/