LAJMI I FUNDIT:

Flores: Do ta mposhtim Realin

Flores: Do ta mposhtim Realin

Trajneri i Atletico Madridit, Quique Sanchez Flores, ka besim se skuadra e tij ka gjithçka për të shkatërruar serinë e pamposhtshmërisë së Real Madridit në Santiago Bernabeu.

“Ne kemi lojtarë të nivelit të lartë të cilët janë gati të ballafaqohen me këso lloj sfidash. Gjithnjë kam menduar se duhet të luash shumë mirë në ndeshjet e mëdha”.

“Ekipi është shumë i motivuar dhe mezi e pret takimin. Bernabeu është vend i mirë për të fituar. Më kujtohet një fitore shumë e mirë atje. E kam provuar me Valencian. Do të ishte kënaqësi e madhe për tifozët dhe për lojtarët nëse fitojmë”.

“Ne e dimë se duhet të luajmë ndeshjen e sezonit dhe të shpresojmë në formë jo të mirë të Realit. Ne do ta fitojmë derbin ndaj Realit”, u shpreh trajneri i Atleticos. /Telegrafi/