LAJMI I FUNDIT:

Milito: Scudetto është në duart tona

Milito: Scudetto është në duart tona

Diego Milito përkundër zhgënjimit të madh pas disfatës nga Roma në Serie A, u shpreh të jetë i sigurt se Interi këtë sezon do të fitojë Scudetton e pestë me radhë.

“Ne jemi të zhgënjyer me këtë humbje por jemi të relaksuar pasi që jemi në maje të tabelës. Ne do të tentojmë të fitojmë ndeshjet e radhës. Është dashur që të shënojmë një gol të dytë”.

“Pasi barazuam rezultatin ne luajtëm mirë, e donim golin e tretë, por fatkeqësisht erdhi goli i Tonit që ishte goditje e rëndë. Mendoj se një barazim do të ishte rezultat i drejtë, nëse marrim parasysh tre shtyllat e qëlluara nga ekipi jonë”, deklaroi Milito për Sky Sport Italia. /Telegrafi/