LAJMI I FUNDIT:

Button fiton në Australi

Button fiton në Australi

Kampioni në fuqi i Formula 1, Jenson Button, ka dalë fitues i Çmimit të Madh të Australisë në garën që u zhvillua të dielën në Melbourne.

Piloti i McLarenit triumfoi në një garë që është karakterizuar me incidente të shumta, ndersa vetëm 14 bolide arritën ta përfundonin garën.

Vendin e dytë e ka zënë Robert Kubica me Renault, ndërsa i treti përfundoi piloti i Ferrarit, Felipe Massa, i cili ia zuri vendin shokut te skuadrës, Fernando Alonso, ashtu që ky i fundit përfundoi në vendin e katërt.

Shtatëherë kampioni i garës më prestigjioze automobilistike, Michael Schumacher, arriti që të zë vetëm vendin e dhjetë me Mercedesin e tij.


Pas kësaj gare, kreun në renditjen e përgjithshme për pilotët e mban Alonso me 37 pikë, Massa me 54 dhe Button me 31. Ndërsa në klasifikimin e përgjithshëm për konstruktorët kryeson Ferrari me 70 pikë, duke lënë pas McLaren me 54 dhe Mercedes me 29 pikë. /Telegrafi/