LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet Robben

Lëndohet Robben

Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, rrezikon seriozisht paraqitjen ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve, pas lëndimit të marrë në ndeshjen e të shtunës kundër Stuttgartit.

Lëndimi i Robben ngjason me atë të David Beckhamit, pasi që është marrë gjatë vrapimit me top. Sidoqoftë natyra e lëndimit mbetet ende e paqartë.

“Nuk duket keq, por ai është në dyshim për sfidën ndaj Manchester United”, thotë një komunikatë në faqen zyrtare të Bayernit.

Holandezi ka treguar formë të jashtëzakonshme javëve të fundit duke shënuar një numër të konsiderueshëm të golave të rëndësishëm për Bayernin. /Telegrafi/