LAJMI I FUNDIT:

LK: Barcelona përballë Arsenalit

LK: Barcelona përballë Arsenalit

Shorti i Ligës së Kampionëve i hedhur sot në Nyon të Zvicrës, ka nxjerrë kampionin në fuqi të Evropës, Barcelonën, përballë Arsenalit.

Barcelona, që vitin e kaluar mposhti Manchester United me rezultat 2-0 në finalen e kësaj gare, kishte mposhtur edhe Arsenalin me rezultat 2-1 në finalen e vitit 2006.

Finalisti i vitit të kaluar, Manchester United, po ashtu do të ketë një rival të vështirë përballë, Bayernin e Munichut, të cilin ekip e kishte mposhtur në finalen e vitit 1999 me dy gola të vonshëm.

Kampioni i Serie A, Interi, që eliminoi Chelsean në 1/8 e finales, në çerekfinale të garës evropiane do të ketë një rival shumë më të lehtë, CSKA-në e Moskës. Megjithatë fituesi i kësaj ndeshje do të ketë një kundërshtar shumë më të vështirë në gjysmëfinale, fituesin e sfidës Arsenal – Barcelona.


Në katërshen më të mirë të Evropës me siguri se do të ketë edhe një ekip francez, pasi dy gjigantët e këtij vendi, Lyon dhe Bordeaux, u caktuan përballë njëri-tjetrit. Fituesi i kësaj sfide në gjysmëfinale do të ketë përballë fituesin e sfidës Bayern Munich – Manchester United.

Ndeshjet çerekfinale:

Bordeaux – Lyon
Bayern Munich – Manchester United
Arsenal – Barcelona
Inter – CSKA Moscow

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohet më 30 dhe 31 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit më 6 dhe 7 prill. Finalja e këtij viti mbahet në Santiago Bernabeu më 22 maj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Serie A
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori