LAJMI I FUNDIT:

EL: Wolfsburg kualifikohet pas vazhdimeve

EL: Wolfsburg kualifikohet pas vazhdimeve

Wolfsburgu ka depërtuar në çerekfinale të Europa League pasi eliminoi skuadrën ruse Rubin Kazan, në një ndeshje tejet të vështirë e që u përcaktua pas 120 minutash lojë.

Gjermanët dominuan gjatë pjesës më të madhe të takimit si me raste ashtu dhe në të gjitha statistikat tjera. Sidoqoftë, ishin rusët ata që realizuan të parët. Kasaev pas një asistimi të Bukharov (21’) kaloi mysafirët në epërsi duke shokuar Wolfsburgun në fillim të takimit.

Në pjesën e dytë trajneri vendas Armin Veh inkuadron sulmuesin e shpejtë Obafemi Martins që u tregua të jetë zëvendësim i qëlluar. Ishte Martins ai që pas një asistimi të Josip Simunek shënoi për barazimin e rezultatit dhe ringjalljen e shpresave te tifozët vendas (58’).

Ndeshja në vazhdim i takoi plotësisht gjermanëve, megjithatë edhe pas rasteve të shumta, kampioni i Gjermanisë dështoi para portës së portierit rus Ryzhikov. Si pasojë, ndeshja u detyrua që për shkak të rezultatit të shkojë në vazhdime, dhe fati të përcaktohej pas 120 minutave lojë.


Në vazhdime gjermanët shkelën rusët me raste të njëpasnjëshme, por të cilat nuk ishin konkrete. Megjithatë një minutë pa përfunduar vazhdimet (119’), Christian Gentner shënoi pas asistimit të njeriut të ndeshjes Obafemi Martins për të kualifikuar gjermanët në çerekfinale të Europa League me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Europa League janë:

Fulham
Liverpool
Atletico Madrid
Standard Liege
Benfica
Valencia
Wolfsburg
Hamburg

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Serie A
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori