LAJMI I FUNDIT:

Higuain do të shitet gjatë verës?

Higuain do të shitet gjatë verës?

Përkundër faktit se ka shënuar golat më të rëndësishëm për Realin këtë sezon, Gonzalo Higuain mund të shijojë shpejtë ‘sëpatën’ e Florentino Perez, pasi që ky i fundit po shpreson të sjellë një galaktik të ri në sulmin e Los Blancos.

Duke shënuar gola të rëndësishëm, argjentinasi gjatë qëndrimit të tij te Real Madridi ka mbajtur gjallë shpresat e Mbretërve për tituj viteve të kaluara, përkundër faktit se mungonin lojtarët kualitativë. Megjithatë, spekulohet se Perez dëshiron ta largojë atë nga klubi, për të vetmin fakt se ai i takon kohës së Ramon Calderon.

Presidenti i Realit shpreson që të fitojë 40 milion euro nga shitja Gonzalo Higuain, i cili është golashënuesi më i mirë i Los Blancos dy sezonet e fundit. /Telegrafi/