LAJMI I FUNDIT:

Puyol: Barcelona do të bëhet edhe më e mirë

Puyol: Barcelona do të bëhet edhe më e mirë

Carles Puyol ka paralajmëruar rivalët e ardhshëm të katalanasve se në të ardhmen duhet të presin një Barcelonë edhe më të mirë.

Të zgjedhurit e trajnerit Pep Guardiola bënë një paraqitje të shkëlqyeshme në takimin e mbrëmshëm për të mposhtur gjermanët e Stuttgart me rezultat 4-0 dhe për t’u kualifikuar në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

“Sërish kemi kthyer një pjesë të sensacionit të vjetër dhe ndjej se më e mira prej nesh pritet të vijë. Vërtet jam i kënaqur për shkak të fitores dhe mendoj se luajtëm shumë mirë”.

“Edhe krahas asaj që Xavi ishte i lënduar, ne kishim në dispozicion një përbërje të shkëlqyeshme. Tash luftojmë për shumë tituj të rëndësishëm në dy fronte”, ka thënë Puyol./Telegrafi/