LAJMI I FUNDIT:

Messi është si Michael Jordan, thotë Guardiola

Messi është si Michael Jordan, thotë Guardiola

Lionel Messi shënoi dy gola derisa Barcelona shkatërroi rivalin e Ligës së Kampionëe, Stuttgart, në ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluar në Nou Camp.

Messi shënoi një gol të shkëlqyeshëm pas vetëm 12 minutash lojë, pas të cilit Pedro Rodriguez e dyfishoi në 2-0. Messi, i cili ishte një kërcënim i vazhdueshëm për portën e Jens Lehman, shënoi golin e tretë para se Bojan Krkic të vulosë fitoren me një gol të vonshëm.

“Ai është aq vendimtar. Si një lojtar i shkëlqyeshëm, ai ka tendencë për të ndikuar në ekip, sikur Michael Jordan me Bulls. Ai është më i miri. Ne nuk do ta japim atë për asgjë”, ka thënë Guardiola./Telegrafi/