LAJMI I FUNDIT:

Bordeaux në çerekfinale

Bordeaux në çerekfinale

Skuadra franceze Bordeaux ka arritur të sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti skuadrën greke Olympiakos me rezultat 2-1, për ta përmbyllur fazën me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Olympiakos kishte dominimin por rastet ishin në anën e vendasve. Bordeaux startoi fuqishëm duke shënuar me anë të Yoan Gourcuff për epërsinë 1-0 (5’).

Në fraksionin e dytë, Olympiacos bëri përpjekje për të zvogëluar paksa epërsinë. Mitroglou dy minuta pasi u inkuadrua në lojë shënoi një gol fantastik (65’) për rezultatin 1-1.

Goditjen përfundimtare grekëve ua dha Marouane Chamakh me një gol me kokë, për rezultatin përfundimtar prej 2-1 (88’), duke shuar shpresat e grekëve për ndonjë ndryshim eventual në favor të tyre.


Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve tërhiqet të premten me fillim nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës. /Telegrafi/