LAJMI I FUNDIT:

Newcastle ka refuzuar blerjen e Zidane?!

Newcastle ka refuzuar blerjen e Zidane?!

E pabesueshme por e vërtetë ! Ndodh shpesh që klubet e mëdha të mos pranojnë në skuadrat e tyre lojtarë të ndryshëm, por rasti i mëposhtëm është i rrallë.

Në një raport të publikuar nga Marca, është zbuluar se në vitin 1996, kur legjenda franceze Zinedine Zidane dëshironte të largohej nga Bordeaux, Newcastle United (klub që atëkohë luftonte për titullin e Ligës Premier) refuzoi francezin për arsye se ai “nuk ishte i mire sa duhet”.

Barry Silkman, atëkohë njëri prej drejtuesve të Newcastle, tha se klubi anglez ofroi 1.2 milion funte për Zizu, kurse muaj më vonë, Juventusi e bleu atë për 3.2 milion funte.

“Pse është dashur ta blejmë Zidanen kur e kemi një Tim Sherwood?”, ripërsërit fjalët e tij Silkman.


Zidane do të bëhej futbollisti më i mirë në botë, që do të linte shenja në historinë e futbollit, duke e lënë Newcastlen që të vuajë për rastin e humbur, për të ndryshuar historinë e klubit. /Telegrafi/