LAJMI I FUNDIT:

Jovetic i thotë JO Realit

Jovetic i thotë JO Realit

Sulmuesi malazez i Fiorentinas, Stevan Jovetic, ia ka bërë të qartë Real Madridit se ai nuk dëshiron të largohet nga Fiorentina në fund të sezonit.

Paraqitjet fantastike të Jovetic në Serie A dhe Ligën e Kampionëve kanë bërë që të shtohet gradualisht interesimi i Mbretërve për shërbimet e tij.

“A po mendoj për të ndërruar ekip? Jo. Po luaj mirë te Fiorentina. Për çdo rast, unë kam kontratë deri në vitin 2013. Tani duhet të fokusohemi në Serie A dhe Coppa Italia”.

“ Unë mendoj se është herët për tu larguar nga Firence, qytet të cilin e dua”, përfundoi Jovetic. /Telegrafi/