LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë problemet e Terryt

Vazhdojnë problemet e Terryt

Problemet për John Terryn nuk kanë të ndalur. Mbrojtësi i Chelseat ka goditur një anëtar të sigurimit të Chelseat me automjetin e tij, duke ia thyer këmbën.

Pas aksidentit të ndodhur jashtë ambienteve të Stamford Bridge, Terry është marrë në pyetje nga policia në orët e hershme të mëngjesit, në natën kur Chelsea u eliminua nga Interi në Ligën e Kampionëve.

Zëdhënësi i Terryt tha se mbrojtësi i Chelseat nuk e kishte idenë se çfarë kishte ndodhur derisa nuk e kishte pranuar telefonatën nga stafi i Stamford Bridge. Ai më pas u mor në pyetje për këtë çështje.

Terry shpejtë i kërkoi falje anëtarit të lënduar të sigurimit nëpërmjet një telefonate. /Telegrafi/