LAJMI I FUNDIT:

Indian Wells: Murray fiton, Federer eliminohet

Indian Wells: Murray fiton, Federer eliminohet

Andy Murray është kualifikuar në raundin e katërt të turneut BNP Paribas Open, kurse tenisti numër një në botë, Roger Federer, u turpërua pasi që u mposht nga Marcos Baghdatis.

Murray i është nënshtruar testit të vështirë të amerikanit Michael Russell, por dy ‘break pointa’ të hershëm në të dyja setet bënë që britaniku të fitojë takimin me rezultat 2-0 në sete (6-3 dhe 7-5).

Murray në rrethin tjetër do të ketë të bëjë me spanjollin Nicolas Almagro, i 40-ti në listën ATP, që mposhti amerikanin James Blake me rezultat 2-1 në sete (6-4, 3-6 dhe 6-3).

Federer nga ana tjetër lëshoi nga dora një fitore të pastër, kur humbi tre ‘match pointa’, për të humbur sfidën me rezultat 2-1 në sete (5-7, 7-5 dhe 7-6). /Telegrafi/