LAJMI I FUNDIT:

Aguero në radarin e Realit

Aguero në radarin e Realit

Superylli i Atletico Madridit, Sergio ‘Kun’ Aguero, është shenduar në njërin nga top-prioritet e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi argjentinas ka në kontratën e tij një klauzolë prej 60 milionë eurosh, dhe siç raporton Marca, Real Madridi do të ishte i gatshëm të paguante çdo cent, për të transferuar një sulmues që pretendon të jetë më i miri në botë.

Ky sezon nuk ishte njëri prej më të mirëve për Atletico Madridin, pasi që Los Colchoneros gjenden në pozitën e dhjetë në La Liga.

Gjasat që Atletico vitin tjetër të luaj në Ligën e Kampionëve janë minimale dhe ky faktor mund ta bindë Agueron për të kaluar te rivalët e kryeqytetit. /Telegrafi/