LAJMI I FUNDIT:

Lippi shpërthen: Interi nuk është nga Italia!

Lippi shpërthen: Interi nuk është nga Italia!

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi, nuk ishte aspak i impresionuar nga Interi, pasi që sipas Lippit, nuk ka shumë gjëra që e lidhin Italinë me atë ekip.

Njëmbëdhjetëshi startues i Jose Mourinhos ndaj Chelseat nuk kishte asnjë lojtar italian, ndërsa Marco Materazzi, që erdhi pas 92 minutave, morri pjesë sa për prestigj.

“Futbolli italian në krizë? Ju mendoni këtë kur shikoni Ligën e Kampionëve, por nuk është kështu. Çfarë lidhje ka Italia me Interin për shembull? Ata të gjithë janë të huaj, duke përfshirë dhe trajnerin”.

“Futbolli italian shfaqet, përpos nga kombëtarja, te Palermo, Genoa dhe Chievo. Ata të gjithë luajnë mirë, dhe kanë trajnerë të shkëlqyer”, është shprehur Lippi. /Telegrafi/