LAJMI I FUNDIT:

Adriano: Nuk jam alkoolist

Adriano: Nuk jam alkoolist

Ish-sulmuesi i Interit, braziliani Adriano, thotë se ai nuk është një person i varur nga alkooli.

Ylli i Flamengos thotë se ai ka pasur probleme në Itali, por tash e ka pijen nën kontroll.

“Nuk jam alkoolist. Është e vërtet se pi, por vetëm dy ose tre herë në javë. Në Itali kam pasur probleme serioze, atje pija gjithë kohën. Në atë kohë pesha ime ishte jashtë kontrolli. Ishte një moment kur gjithçka më erdhi përnjëherë pas vdekjes së babait tim dhe kalova në një depresion të thellë”, ka thënë Adriano. /Telegrafi/