LAJMI I FUNDIT:

NBA: Nuggets mposhtin Wizards

NBA: Nuggets mposhtin Wizards

Denver Nuggets ka mirëpritur rikthimin e trajnerit George Karl pas mjekimit nga kanceri duke shënuar fitore 97-87 ndaj Washington Wizards.

Me Karl që u kthye në detyrë pas katër ndeshjeve mungesë për shkak të kancerit në qafë dhe fyt, Carmelo Anthony shënoi 29 pikë dhe bëri 12 kërcime derisa Nuggets (46 fitore, 22 humbje) shënuan fitoren e shtatë në tetë ndeshje.

J.R. Smith shënoi 17 pikë për Denver, derisa Andray Blatche ishte më i saktë te Washington me 23 pikë dhe tetë kërcime. Për Wizards kjo ishte humbja e 45-të se sezonit (21 fitore). /Telegrafi/