LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Gjithmonë fitoj në Stamford Brigde

Mourinho: Gjithmonë fitoj në Stamford Brigde

Jose Mourinho është shprehur tejet i kënaqur pas takimit të fituar përballë Chelseat në Stamfrod Bridge me rezultat 1-0, për të siguruar dhe kualifikimin e Interit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas pesë vitesh.

“Është moment i mrekullueshëm për ekipin dhe për lojtarët të cilët vuajtën viteve të fundit për të kaluar këtë fazë. Paraqitja ishte e mirë, nuk ishte fati në pyetje”.

“Ishte ndeshje e përkryer nga të gjithë, secili lojtar kreu detyrën e tij. Ne kemi mposhtur Chelsean dy herë, dhe ne e kemi merituar kualifikimin. Unë e kam ditur se do të kualifikoheshim, pasi që e njoh Chelsean, e njoh ambientin, ekipin, dhe gjithçka tjetër”.

“E kam ditur se me një rezultat 0-0 nuk kemi mundur të kualifikoheshim. Chelsea ka lojë të paparashikueshme. E kam lënë një ekip në fushë, për t’i sulmuar. Unë e kam ditur se do të fitoj, sepse Stamfrod Bridge është shtëpia ime, unë kurrë nuk humbas këtu. Ancelotti kurrë nuk ka qenë problem për mua”.


“Kam festuar si kurrë më parë, sepse ekipi im është Inter, dhe e dua këtë klub, Chelsea është e kaluara ime”, deklaroi i ngazëllyer pas ndeshjes Mourinho. /Telegrafi/