LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i pakënaqur me vendimet e arbitrave

Ronaldo i pakënaqur me vendimet e arbitrave

Sipas raporteve nga mediumet spanjolle, Cristiano Ronaldo duket të ketë reaguar ashpër ndaj arbitrit në takimin me Valladolidin, kur futbollisti Nivaldo ndërhyri ashpër në CR9, dhe nuk u dënua.

“Nuk e ke parë këtë? Nuk e ke parë këtë. Bir bushtre…”, janë fjalët të cilat citohet t’ia ketë thënë Ronaldo arbitrit të takimit Mejuto Gonzalez.

Ronaldo i nevrikosur u ankua edhe te trajneri i tij Manuel Pellegrini me fjalët: “Zotëri trajner, ata po vijnë nga çdo anë”.

Më pas, mësohet se Pellegrini e ka qetësuar lojtarin e tij, i cili nuk u përmbajt dhe pas ndeshjes para kamerave duke thënë: “A e keni parë të gjithë këtë? A e keni parë?”.


Nuk është hera e parë këtë sezon kur gjyqtarët morën vendime kontroverse ndaj Ronaldos. Muaj më parë Ronaldo u dënua në mënyrë kontroverse me tri ndeshje suspendim për shkak të një ndërhyrjeje me bërryl. Ai gjithashtu u lëndua nga agresioni i kundërshtarëve në start të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Super dueli: Shqipëri-Gjeorgji, publikohen formacionet zyrtare

Super dueli: Shqipëri-Gjeorgji, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Shqipërisë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Uragani kuq e zi marshon drejt stadiumit “Air Albania”, atmosferë e zjarrtë në Tiranë

Uragani kuq e zi marshon drejt stadiumit “Air Albania”, atmosferë e zjarrtë në Tiranë

Kombëtarja e Shqipërisë
Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Ndërkombëtare
Kalo në kategori