LAJMI I FUNDIT:

Topçinjtë fitojnë në minutat shtesë

Topçinjtë fitojnë në minutat shtesë

Nicklas Bendtner ka shënuar në minutën e tretë shtesë për t’u bërë edhe një herë hero i Arsenalit, që shënoi fitore 2-1 në udhëtim ndaj Hull Cityt.

Andrei Arshavin çoi topçinjtë në avantazh në minutën e 14-të të lojës pas një asistimi nga Nicklas Bendtner, por pas po aq minutash lojë vendasit arritën të barazojnë.

Një reagim i veteranit Sol Campbell ndaj Vennegoor of Hesselink në zonën e rreptësisë, iu fali një penalti mysafirëve dhe Jimmy Bullard ishte i saktë nga pika e bardhë.

Arsenali pati një varg rastesh për të shënuar, por goli i fitores erdhi vetëm në minutat shtesë të lojës. Një goditje e Denilson u mbrojt nga portieri vendas Myhill, por Bendtner nuk fali nga afërsia.


Tre pikët e reja e ngrejë Arsenalin në pozitën e dytë të tabelës me 64 pikë sa ka edhe Chelsea në pozitën e parë. Manchester United nesër mund të rikthehet në maje të tabelës nëse nxjerr pikë ndaj Fulhamit. /Telegrafi