LAJMI I FUNDIT:

United arrin marrëveshje me të riun Vermijl

United arrin marrëveshje me të riun Vermijl

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit të ri belg, Marnick Vermijl, nga Standard Liege.

Sipas babait të futbollistit, 18- vjeçari i ka lënë përshtypje menaxherit të United, Sir Alex Ferguson, me ç’rast mbrojtësi i krahut do të arrijë në Old Trafford gjatë afatit kalimtar veror, ku do të qëndrojë tri vitet e ardhshme, ndërsa si kompensim Standardi do të përfitojë afër 300.000 euro.

“Ata më thanë se ai është mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë ose të djathtë që kanë parë për shumë vite. Ferguson më tha se në vitet e ardhshme, Marnick do të përshtatet në skuadrën e Manchester United”, ka thënë babai i futbollisti për Het Laatste Nieuws. /Telegrafi/