LAJMI I FUNDIT:

Cesar: Interi do ta eliminojë Chelsean

Cesar: Interi do ta eliminojë Chelsean

Portieri zikaltër Julio Cesar shpreson që skuadra e tij të shfaqë lojë të matur në ndeshjen kthyese kundër Bluve të Londrës.

Interi e fitoi ndeshjen e parë në Giuseppe Meazza me rezultat 2-1, ndërsa portieri brazilian është i bindur se nerazurrët do të bëjnë ç’është e nevojshme për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

"Pranova një gol të çuditshëm në ndeshjen e parë, por unë do të mbroj gjithçka në Londër dhe ne do të kualifikohemi", ka thënë Cesar. /Telegrafi/