LAJMI I FUNDIT:

Ferdinand i fokusuar vetëm në United

Ferdinand i fokusuar vetëm në United

Rio Ferdinand thotë se për momentin ai nuk mendon për kampionatin botërore dhe se tash është i fokusuar vetëm te Manchester United.

Ferdinand së fundi është duke u përballur me lëndime, dhe u rikthye në fushë gjatë këtij vikendi kundër Wolves.

“Shpresoj se do të kem një seri të ndeshjeve dhe se do të kemi një fund të mirë të sezonit. Kam punuar me ngulm për të qenë i gatshëm në disa muajt e kaluara dhe në këtë lojë kjo është më e rëndësishme. Dua të luaj sa më shumë që mundem”.

“Për momentin nuk mendoj për Kupën Botërore. Mendoj vetëm për Manchester United. Tash jam në fushë dhe luaj, nëse këtë e bëj në vazhdimësi për Manchester United atëherë gjithçka do të vijë në vendin e vet”, ka thënë Ferdinand./Telegrafi/