LAJMI I FUNDIT:

Carragher ka frikë nga Tottenham

Carragher ka frikë nga Tottenham

Mbrojtësi i Liveproolit, Jamie Carragher, thotë se Tottenhami është kërcënimi më i madh për të kuqtë në garën për të përfunduar në top katërshin më të mirë të Ligës Premier.

Liverpooli sonte përballet me Wigan Athletic, dhe do të ketë mundësinë të marrë pozitën e katërt nëse nxjerr pikë nga kjo ndeshje.

“Fitorja e Manchester Cityt ndaj Chelseat ishte shumë e madhe, por nuk mund të dini nëse kjo do t’i nxitë ata të shpërthejnë me rezultate. Tottenham është ai prej të cili kam frikë. Ata vazhdojnë të mbajnë portën e pastër dhe të shënojnë gola dhe kanë lojtarë fantastik”, ka thënë Carragher./Telegrafi/