LAJMI I FUNDIT:

Chelsea takohet me Aston Villan në FA Cup

Chelsea takohet me Aston Villan në FA Cup

Të dielën është tërhequr shorti për ndeshjet gjysmëfinale të FA Cup.

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet ndërmjet shtatë herë fituesit të kësaj gare, Aston Villas dhe favoritit të sivjetmë dhe kampionit në fuqi të kësaj gare, Chelseat (10 prill).

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër (11 prill), Portsmouthi pret fituesin nga përballja Tottenham Hotspur-Fulham (24 mars), duke qenë se këto dy skuadra barazuan në ndeshjen e parë. /Telegrafi/