LAJMI I FUNDIT:

Sampdoria mposht Lazion, Bologna mposht Napolin

Sampdoria mposht Lazion, Bologna mposht Napolin

Sampdoria dhe Bologna kanë shënuar fitore identike me rezultat prej 2-1, kundër Lazios, respektivisht Napolit në ndeshjet e javës së 27-të të Serie A.

Me golat e Stefano Gubertit (29’) dhe Giampaolo Pazzinit (36’), Sampdoria mposhti kryeqytetasit të cilët shënuan vetëm një gol, me anë të Sergio Floccarit (7’), në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Luigi Ferraris di Genova.

Ndërkohë, Napoli ka pësuar humbje si mysafir i Bolognas, me golat e Marcelo Zalayetas (7’) dhe Adailton (12’), ndërsa për mysafirët shënoi Leandro Rinaudo (14’). /Telegrafi/