LAJMI I FUNDIT:

Aston Villa në gjysmëfinale të FA Cup

Aston Villa në gjysmëfinale të FA Cup

Skuadra nga Villa Park është kthyer nga disavantazhi prej 2-0 për ta fituar takimin e zhvilluar në The Madejski Stadium kundër Readingut, dhe në këtë mënyrë ka siguruar gjysmëfinalen e FA Cup.

Vendasit krijuan avantazh të dyfishtë në pjesën e parë me anë të Shane Long (27’ dhe 42’) dhe me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë, Aston Villa u kthye në lojë për të shënuar katër herë, me anë të Ashley Young (47’) dhe John Carew, i cili realizoi het-trik (51’, 57’ dhe 90’+2). /Telegrafi/