LAJMI I FUNDIT:

Një muaj moslojë për Chiellinin?

Një muaj moslojë për Chiellinin?

Sipas medieve italiane, mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, mund të mungojë për një muaj si pasojë e lëndimit në ndeshjen kundër Fiorentinas.

Qendërmbrojtësi italian u ankua në dhimbje në pjesën e dytë të lojës, mirëpo qëndroi në fushë deri në fund të takimit duke qenë se bardhezinjtë kishin kryer të tria zëvendësimet.

Zonja e Vjetër ende është në pritje të rezultateve nga ekzaminimet mjekësore, mirëpo mediat spekulojnë se bëhet fjalë për një lëndim serioz të muskulit dhe Chiellini do të duhet të pushojë për një muaj. /Telegrafi/