LAJMI I FUNDIT:

Guardiola i kënaqur përkundër barazimit

Guardiola i kënaqur përkundër barazimit

Barcelona barazoi si mysafir i Almerias, ndërsa trajneri Pep Guardiola është i kënaqur me lojën e të zgjedhurve të tij, por jo me punën e gjyqtarit të ndeshjes.

Nga minuta e 60-të, blaugranët luajtën me një lojtar më pak në fushë duke qenë se Zlatan Ibrahimovic u përjashtua me karton të kuq.

“Ishte një ndeshje argëtuese. Krijuam raste dhe unë duhet ta uroj skuadrën, sepse asnjëherë nuk u dorëzua”.

“Atëherë kur mbetesh me dhjetë lojtarë, kundërshtari tenton të fitojë”.


“Në përgjithësi, e patëm të vështirë të luanim kundër një skuadre të organizuar mirë dhe të motivuar. (Megjithatë) jam i lumtur”, tha Guardiola për Marca. /Telegrafi/