LAJMI I FUNDIT:

Jimenez: Ky është Reali më i mirë që kam parë

Jimenez: Ky është Reali më i mirë që kam parë

Sevilla pësoi një shok në Bernabeu duke u mposhtur me rezultat 3-2 nga Real Madridi, edhe pse pati epërsi të dyfishtë, ndërsa trajneri i andaluzianëve, Manolo Jimenez, nuk e konsideron turp këtë humbje pasi ka luajtur ndaj një skuadre superiore.

“Kjo është skuadra më e mirë e Real Madridit të cilën e kam parë, ndërsa unë kam parë shumë”.

“Ata luajtën një futboll elektrik për të cilin janë të famshëm. Ata kanë lojtarë shtatlartë, të fuqishëm dhe të shpejtë”.

“Ata patën raste të qarta, ndërsa ne patëm kundërsulme, por është vështirë”, ka thënë Jimenez për Marca. /Telegrafi/