LAJMI I FUNDIT:

Interi dëshiron ta mbajë Balotellin deri në 2015

Interi dëshiron ta mbajë Balotellin deri në 2015

Sipas mediave italiane, ekipi i Interit është duke përgatitur një marrëveshje të re të pasur për sulmuesin e ri të talentuar, Mario Balotelli.

Deklaratat e vazhdueshme të Balotelli në të cilat ai thotë se ka simpati për Milanin si dhe interesimi nga Barccelona, e kanë bindur Interit ta përshpejtojë procesin e rinovimit të marrëveshjes me Mario Balotellin.

Sulmuesi ka marrëveshje me nerazurët deri në vitin 2013, por sipas mediave në Itali, presidenti Masimo Moratti dëshiron të sigurohet se lojtari do të mbetet në Giuseppe Meazza.

Për këtë qëllim Inter është i gatshëm t’ia ngrejë pagën e sulmuesit për dyfish, nga 1.3 në 2.5 milionë në sezon. Marrëveshja aktuale e Balotellit e nënshkruar në vitin 2008 i jepte atij pagë 1 milionë euro me rritje graduale në pesë vitet e ardhshme./Telegrafi/