LAJMI I FUNDIT:

Suker: Rauli duhet të shkojë në Angli

Suker: Rauli duhet të shkojë në Angli

Sulmuesi i dikurshëm i Real Madridit, Arsenalit dhe Sevillas, Davor Suker, thotë se Jesus Navas duhet t’i bashkëngjitet Realit, ndërsa ka njoftuar se i ka thënë Raulit që ta përfundojë karrierën në Ligën Premier.

“E njoh Del Nidon (presidentin Sevillas), dhe ashtu si shumë lojtarë që kanë shkuar nga Sevilla te Real Madridi, shpresoj që në të ardhmen edhe Navas të shkojë te Real Madridi”, ka thënë kroati për Eurosport.

Nga ana tjetër, Suker i ka sugjeruar ish-bashkëlojtarit të tij, Raul , që të ndjekë hapat e tij dhe ta mbyllë karrierën në Ligën Premier.

“Rauli është një mik i imi. Do të më pëlqente që ai ta përfundojë karrierën në Angli, ashtu siç i kam thënë herën e fundit që u takuam. Do të ishte kënaqësi ta shihja atë duke e përfunduar karrierën në Londër”, ka shtuar Suker. /Telegrafi/