LAJMI I FUNDIT:

NBA: Kobe shkëlqen, por Lakers mposhten

NBA: Kobe shkëlqen, por Lakers mposhten

Miami Heat ka arritur t’i bëjë ballë paraqitjes së shkëlqyeshme të Kobe Bryant për të shënuar fitore 114-111 në kohën shtesë në shtëpi të vet kundër Los Angeles Lakers.

Bryant, i cili shënoi tre pikë në çastet e fundit për të mposhtur Miamin në dhjetor, kësaj here shënoi 39 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për t’i dhënë fitoren Lakersave edhe një herë.

Ylli i Miamit, Dwyane Wade shënoi 27 pikë dhe 14 asistime, për të udhëhequr ekipin vendas drejt fitores së 46 këtë sezon (16 humbje). Richardson përfundoi ndeshjen me 25 pikë dhe Carlos Arroyo me 17 për Miamin.

Ndeshja pati 31 ndryshime të avantazhit që kalonte herë në favor të njërit e herë në favor të tjetrit ekip./Telegrafi/