LAJMI I FUNDIT:

Juve kërkon shkëmbim Melo-Van Persie

Juve kërkon shkëmbim Melo-Van Persie

Juventusi raportohet se ka mirëpritur interesimin e Arsenalit për mesfushorin Felipe Melo.

Biankonerët dëshirojnë ta shndërrojnë në para brazilianin, ndërsa interesimi i Arsenalit hap edhe një mundësi tjetër, atë të shkëmbimit ët lojtarëve.

Gjiganti nga Torino thuhet se është i hapur për dialog, por është duke synuar së paku njërin nga yjet e Arsenalit, Robin van Persie, Gael Clichy dhe Bacary Sagna si pjesë të marrëveshjes.

Menaxheri i topçinjve Arsene Wenger pritet t’i rezistojë largimit të treshes së ekipit të parë, megjithatë do të provojë të ofrojë Emmanuel Eboue si pjesë të marrëveshjes./Telegrafi/