LAJMI I FUNDIT:

Juan, te Roma deri në vitin 2013

Juan, te Roma deri në vitin 2013

Mbrojtësi i Romës, Juan, u ka thënë gazetarëve se do të qëndrojë në kryeqytetin italian deri në skadimin e kontratës së tij, dhe pastaj do të kthehet në Brazil për ta përfunduar karrierën.

“Unë kam një kontratë me Romën deri në vitin 2013 dhe qëllimi im është që ta plotësoj këtë obligim”.

“Të gjithë e dinë për simpatinë që kam për Flamengon dhe është e sigurt se do të jetë zgjidhja ime e parë kur të kthehem në Brazil”, ka thënë 31-vjeçari për Globoesporte. /Telegrafi/