LAJMI I FUNDIT:

Juve pa Diegon kundër Fiorentinas?

Juve pa Diegon kundër Fiorentinas?

Mediat italiane njoftojnë se trajneri i Juventusit, Alberto Zaccheroni, pritet të mos e përfshijë Diegon në formacionin bazë të Bianconerëve në ndeshjen kundër Firoentinas.

Sportmediaset.it njofton se Alessandro Del Piero dhe David Trezeguet do të luajnë në qendër të sulmit, ndërsa Vincenzo Iaquinta ose Michele Paolucci do ta zë anën e majtë.

“Është mirë të kesh lojtarë si Diego, por ai mund të shfaqë atë që presim vetëm nëse është në formë të mirë”, ka thënë Zaccheroni.

Nga ana tjetër, mediat kanë spekuluar se Zonja e Vjetër mund ta shfrytëzojë Diegon si pjesë e marrëveshjes për sjelljen e Franck Ribery në Torino. /Telegrafi/