LAJMI I FUNDIT:

Solskjær: Rooney ka instinktin vrasës

Solskjær: Rooney ka instinktin vrasës

Sulmuesi i dikurshëm i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjær, thotë se Wayne Rooney arrin të shënojë gola me ‘instinktin e vrasësit’.

Aktualisht, sulmuesi anglez gjendet në formën më të mirë të karrierës dhe ka shënuar 28 gola në të gjitha garat, ndërsa Solskjær ka vetëm lëvdata për të.

“Sa herë që të shikoni një sulmues duke shënuar gola, kjo iu ofron kënaqësi. Wayne vërtet mundohet shumë”.

“Ai punon intensivisht në stërvitje, madje duke e përsëritur shpesh të njëjtën gjë. Kjo është ajo që duhet ta ketë një sulmues, ti përsërisë stërvitjet vazhdimisht dhe pastaj të realizojë në bazë të instinktit të tij, sepse nuk ka kohë të mendojë kur është në fushë”, ka thënë norvegjezi. /Telegrafi/