LAJMI I FUNDIT:

Cana: Fitorja na bashkon

Cana: Fitorja na bashkon

Mesfushori i kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, thotë se fitorja në miqësoren e djeshme kundër Irlandës së Veriut rrit moralin dhe bashkon kombëtaren kuqezi para fushatës kualifikuese për Euro 2012.

Cana nuk mundi të aktivizohet nga pjesa e parë e ndeshjes për shkak të një problemi të vogël shëndetësor, por u aktivizua në e pjesën e dytë të ndeshjes për të ndihmuar kuqezinjtë të ruajnë avantazhin.

“Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja, sepse kushtet e terrenit ishin shumë të këqija. Të fitosh kundër një ekipi si Irlanda e Veriut nuk është gjë e lehtë. Të gjithë çunat dhanë shpirtin në fushë dhe e qarkulluam shumë mirë topin, sidomos në pjesën e parë”.

“Fitorja e bashkon ekipin, rrit moralin dhe ndihmon në krijimin e një atmosfere pozitive për fushatën eliminatore të kampionatit evropian Euro 2012” ka thënë Cana pas ndeshjes./SSh/Telegrafi/