LAJMI I FUNDIT:

NBA: Anthony ua sjell fitoren Nuggets

NBA: Anthony ua sjell fitoren Nuggets

Carmelo Anthony ka shënuar 30 pikë për të ndihmuar Denver Nuggets të lënë prapa dy humbjet radhazi dhe të shënojnë fitore ndaj ekipit në formë Oklahoma City Thunder me rezultat 119-90.

Athony shënoi 15 pikë vetëm në çerekun e parë, ndërsa përfundoi ndeshjen me 11 shënime nga 19 tentimet nga fusha. J.R. Smith shënoi 18 pikë dhe katër trepikësha pasi u inkuadrua nga stoli për Nuggets, të cilët ishin pa rojën Ty Lawson.

Lideri i Oklahoma City (36 fitore, 24 humbje), Kevin Durant, shënoi vetëm 19 pikë në këtë takim. James Harden shënoi 19 ndërsa Serge Ibaka 15 pikë dhe 13 kërcime.

Fitorja ishte e 40-ta e sezonit për Denver Nuggets, që kanë 21 humbje këtë sezon./Telegrafi/