LAJMI I FUNDIT:

Terry: Fansat mund të më fishkëllejnë

Terry: Fansat mund të më fishkëllejnë

Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka falënderuar fansat anglez për përkrahjen gjatë fitores së fundit të kombëtares angleze ndaj Egjiptit dhe ka thënë se nëse do ta fishkëllejnë ose jo është zgjidhje e tyre.

Ish-kapiteni i Anglisë ka qenë i vetëdijshëm se ai mund të përballet me reagime negative të fansave, dhe edhe pse kishte disa zëra të paktë kundër tij në prekjen e parë të topit, ai shpejt fitoi përkrahjen e tyre pas paraqitjes mbresëlënëse.

“Tifozët ishin fantastik me mënyrën si qëndruan prapa nesh. Duket se aty kishte disa fishkëllima, por si lojtarë mund ta përballoj dhe këto janë të gjitha në duart e tyre. Me rëndësi ishte që ne fituam”, ka thënë Terry./Telegrafi/